E akuzuar për aferën e inceneratorëve, Etleva Kondi kërkon lirim nga qelia! Ja vendimi që mori GJKKO
NJOFTIM PËR MEDIAT
1. Kërkuesja Etleva Kondi me datë 21.10.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me
objekt: “Zëvendësimi i masës së sigurimit”.
2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe
Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Flora Hajredinaj, bazuar
në nenet 112, 228 e vijues, 260 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 593, datë 22.10.2024,
vendosi:
1. Rrëzimin e kërkesës së kërkueses Etleva Kondi, me nr. 593 regj., datë
21.10.2024, me objekt zëvëndësimin e masës së sigurimit “arrest në shtëpi”, si një
kërkesë e pabazuar në ligj dhe prova.
2. Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 5 (pesë) ditëve, në Gjykatën e
Posaçme të Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke
filluar nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar.
Tiranë, më datë 22.10.2024
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar