Vinicius Junior nuk do e fitojë Topin e Artë!
Ky është lajmi i bujshëm që ka shpërthyer në rrjet, me brazilianin, i cili ishte protagonisti kryesor për të fituar çmimin më të lavdishëm individual.
Tashmë mediat bëjnë me dije se ky çmim do t’i shkojë Rodrit, me mesfushorin e Manchester Cityt që fitoi Premier League dhe Europianin me Spanjën.
Kjo gjë duket se i ka “acaruar” të gjithë te Reali, me klubin Los Blancos që ka zgjedhur ta “bojkotojë” ceremoninë që do të mbahet në Paris. Lojtarët, stafi teknik dhe presidenti Perez nuk do të jenë të pranishëm në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, pasi besojnë se është bërë një padrejtësi ndaj Vinicius.
🚨 BREAKING: Vinicius Jr will NOT travel to Paris as Real Madrid know he will NOT win the Ballon d’Or.
No one from Real Madrid will attend the ceremony. No Florentino Pérez, no Vini Jr, no Carlo Ancelotti, no Jude Bellingham. pic.twitter.com/qN9PaYjmR0
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) October 28, 2024