Një ngjarje makabër është regjistruar ditën e sotme (8 tetor) në Tetovë, në Maqedoninë e Veriut. Një burrë ka vrarë gruan e tij dhe vajzën e tyre e cila ishte e mitur.
Gjithashtu, ai ka plagosur rëndë djalin e tij 9-vjeçar, i cili momentalisht ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Ajo që ka gjetur trupat e pajetë të 38-vjeçares dhe vajzës së mitur, ka qënë gjyshja e kësaj të fundit. Ajo ka shkuar në banesën e së bijës pasi vajza nuk i kishte hapur telefonin pas disa thirrjesh. Sapo ka kuptuar çfarë kishte ndodhur, ajo ka telefonuar Policinë./