Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Skënderbeg” të Shkodrës. Rreth orës 19:30, një i mitur 15-vjeçar është plagosur për vdekje me thikë gjatë një konflikti për motive të dobëta në zonën e Fermentimit.
I riu, pas plagëve të marra, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.
Policia ka njoftur se ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, i cili ende nuk është identifikuar.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 19:30, në zonën e Fermentimit, në lagjen “Skenderbeg”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, një shtetas ende i paidentifikuar ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), një të mitur 15-vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Ndërkohë, vijon puna e grupit hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.