Një incident i rëndë i ndodhur pranë fundit të protestës së opozitës. Një person ka sulmuar gazetaren e “Top Neës”, Alketa Shaba dhe ekipin që e shoqëronte. Gazetarja, që në ato momente ishte duke raportuar nga protesta e opozitës, kur një person i afrohet dhe fillimisht fillon ta fyejë dhe më pas e ka goditur me grushta Shabën dhe kameramanin.

MOMENTI I SULMIT:

Gazetarja: Turp! Ik pra se tregoni forcën me gratë. Ju shani dhunoni dhe na tregoni sesi të bëjmë punën tonë. Sill telefonin këtu. Sille more celularin këtu. Nuk ke turp! Vjen edhe shan edhe gjuan
Protestuesi: Si bën video pa leje ti?
Gazetarja: A je normal ti? Si godet ti vajzën e botës? Budalla! Qelbësirë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mustafa Matohiti”, ku banon ish-kryeministri Sali Berisha. Në një deklaratë televizioni “Top Neës” tha se dhuna ndaj gazetares është denoncuar në Policinë e Shtetit dhe ngjarja po ndiqet nga organet kompetente.

Pamjet nga Vox