Ka penallti, gola dhe kartonë të kuq, por nuk ka fitues sfida mes Egnatias dhe Dinamos, që u mbyll në barazim, me rezultatin 1-1, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 10-të të Abissnet Superiores.
Gjithçka vendoset në pjesën e parë. Rrogozhinasit kalojnë në avantazh falë një goli të shënuar nga Regi Lushkja (19’) nga pika e bardhë e penalltisë, por edhe miqtë e gjetën rrugën e rrjetës, po nga 11-metrat me Dejvi Bregun (39’) njëzet minuta më vonë.
Me fillimin e pjesës së dytë Egnatia detyrohet të luajë me 10 lojtarë, pasi Aleksi ndëshkohet me karton të kuq në minutën e 53-të. Pavarësisht përpjekjeve nga të dy kampet, rezultati i sfidës nuk ndryshoi.
Përfundon në barazim 1-1 ndeshja dhe të dyja skuadrat detyrohen të kënaqen me nga një pikë. Si Egnatia edhe Dinamo ngjiten në kuotën e 16 pikëve në tabelën e klasifikimit.