Erling Haaland do të bëhet së shpejti baba. Këtë e ka bërë të ditur vetë sulmuesi i Manchester Cityt në Instagram, pas ndeshjes Norvegji-Slloveni (rezultati final 3-0).
“Urime Erling Haaland dhe të dashurës së tij Isabel Haugseng Johansen, të cilët kanë njoftuar se janë në pritje të fëmijës së tyre të pare,” ka shkruar City_Xtra.
Ishte një natë për t’u mbajtur mend për ish-lojtarin e Salzburgut, i cili u bë golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit norvegjez me 34 gola në 36 ndeshje.