Disa orë pas arrestimit të presidentit të Partisë së Lirisë me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, Tedi Blushi së bashku me avokatin Genc Gjokutaj si dhe sekretarin organizativ të PL, Artemis Peca i cili ishte shofer në makinën ku po udhëtonte Ilir Meta, kanë dalë në një deklaratë për mediat.
Peca ka rrëfyer me detaje momentin e arrestimit tek Kthesa e Kamzës pak pasi ishin kthyer nga Kosova.
“Ne po vinim drejt Tiranës. U bllokua rruga dhe trafiku. Ula shpejtësinë e mjetit dhe pash një makinë që po na afrohej. Më pas na rrethuan tre makina me disa banditë me maska. Nuk kishin uniforma dhe nxorën armën.