Qyteti i Lahore në Pakistan renditet i pari ndër qytetet më të ndotura në botë.
Sipas vëzhgimit në kohë reale të grupit zviceran IQAir, i cili e klasifikoi cilësinë e ajrit si “të rrezikshëm”, maja e kësaj renditjeje u arrit mëngjesin e së mërkurës.
Pamjet e qytetit tregojnë edhe me sy të lirë një situatë mjaft të vështirë me smogun e dendur që ka pushtuar qytetin. Situata rëndohet edhe më shumë me ardhjen e dimrit, për shkak se temperaturat e ulëta e bllokojnë ndotjen më afër sipërfaqes së tokës. Lahore dhe kryeqyteti i afërt indian, Nju Delhi, janë ndër qytetet më të ndotura në botë.