Wanda Nara dhe Mauro Icardi janë padyshim çifti më i përfolur në botën e futbollit, me çiftin që morën një vëmendje tepër të madhe pak muaj më parë, kur konfirmuan ndarjen.
Por duket se të dy ata nuk mund të rrinë shumë kohë larg njëri-tjetrit. Vetë futbollisti ka konfirmuar ribashkimin me modelen e njohur dhe këtë e ka bërë me një foto intime të postuar nga krevati.
“Për ty që lexon, për mua, për të, për ty, për ata, për të gjithë… Të uroj natën e mirë apo natë të mirë”, shkruan Icardi në foton e postuar.
Kjo nuk është hera e parë që sulmuesi nxjerr zbuluar Wandën, teksa kjo e fundit ende nuk ka reaguar për rikthimin e tyre.