Avokati Sokol Mëngjesi pas disa muajsh mungesë për shkak të dhunës barbare nga disa persona në zonën e ish bllokut i është rikthyer sot punës.

Ai është parë në ambientet e GJKKO ku do marrë pjesë në seancën paraprake ndaj Sali Berishës.

Avokati Sokol Mëngjesi u dhunua barbarisht në datë 29 maj të këtij viti. Ai iu nënshtrua një trajtimi mjekësor fillimisht në Shqipëri, më pas u nis drejt Greqisë për një mjekim më të specializuar.

Ndërkohë pak ditë më parë, përmes një deklarate noteriale ai vuri në dijeni Gjykatën e Tiranës se ka rregulluar marrëdhëniet me Dritan Nanon, personin e dyshuar se ka porositur aktin.

Personat që morën pjesë në konflikt ishin Drivald Alia, Elton Kasaj dhe Romario Tabaku. Ky i fundit nuk mori pjesë në dhunë, por ndihmoi njërin prej autorëve ta largonte nga vendi ngjarjes.