Pak orë para nisjes së protestës së paralajmëruar nga opozita, godina e kryeministrisë është blinduar, pasi aty pritet të përqendrohen protestuesit.
Dy autobote me ujë janë pozicionuar jashtë ambienteve të Kryeministrisë, ndërsa dyert e godinës janë blinduar. Gjithashtu është hequr instilacioni i kërpudhës, për të shmangur dëmtimin e saj si në protestat e shkuara.
Kamerat e sigurisë me rezolucion të lartë janë shtuar, ndërsa shtyllat në të cilat ato janë vendosur, janë lyer me graso në mënyrë që të mos ngjiten protestuesit dhe t’i shkatërrojnë.
Nga ana tjetër policia ka hartuar prej ditës së djeshme planin e masave, ku janë caktuar edhe akset në kryeqytet që do të bllokohen. Ditën e sotme 1200 forca policia “kanë zbritur në terren”, për të siguruar mbarëvajtjen e protestës.