Vdekja e Enea Thomaraj ka tronditur opinionin publik, pasi 29-vjeçari humbi jetën në banesën e tij aksidentalisht, nga një tritol që iu vu dy fqinjeve të tij, Xhovana dhe Alda Nikolli.
Për vdekjen e tij reagoi edhe Xhovana duke i shprehur ngushëllime familjes, por komentuesit në rrjetet sociale e fajësuan atë për vdekjen aksidentale të Eneas.
Në një reagim të bërë sot në rrjetet sociale, Xhovana tregon se ka marrë shumë mallkime, por thotë se dhe ajo ishte viktimë e atij tritoli dhe do kishte humbur jetën nëse do ndodhej në kuzhinë.
Fajin për këtë, Xhovana thotë se e ka “shteti që i le kriminelët të bëjnë ligjin nga burgu”-referuar Nuredin Dumanin, për të cilin motrat Nikolli kanë deklaruar se ishte ai që ka porositur vënien e tritolit nga burgu.
“Sa më shume të më mallkoni aq më shumë më shtohet jeta. Ju jeni veç mbeturina. Se veç unë e di dhe familja ime ça po kalojmë ,edhe ne ishim viktima në atë mes nuk mora jetën e askujt nuk jam fajtore për asgjë as un as motra ime mund të ishte dhe nëna jonë duke qarë për ne sot.
Po të kisha qenë në kuzhinë atë moment që ka plasur tritoli nuk do isha gjallë sot. Faji është i shtetit qe i le kriminelët të bëjnë ligjin nga burgu. Por ju kemi lan Zotin”, -shkruan Xhovana në reagimin e saj.