Kombëtarja shqiptare nisi këtë të hënë përgatitjet për dy ndeshjet e radhës në Nations League, atë ndaj Çekisë në stadiumin “Epet Arena” më 11 tetor në orën 20:45 dhe atë ndaj Gjeorgjisë në stadiumin “Mikheil Meskhi” më 14 tetor në orën 18:00.
Pjesa më e madhe e lojtarëve kuqezi zbritën në fushë pasditen e djeshme ndërkohë që në mbërmje mbërritën edhe futbollistët e fundit që ishin në udhëtim pas mbylljes së aktiviteteve me klubet e tyre si Arbër Hoxha, Qazim Laçi dhe Nedim Bajrami. Seanca stërvitore nisi në orën 16:00 dhe zgjati rreth 1 orë e 30 minuta.
Trajneri Silvinjo dhe stafi i tij teknik kanë punuar më shumë në “Shtëpinë së Futbollit” në fushë me lojtarët e pranishëm që kishin mbërritur më herët ndërkohë që lojtarët e fundit kanë zhvilluar vetëm ushtrime të lehta fizike. Grupi ka punuar fillimisht në palestër për të kaluar më pas në fushë, teksa skuadra zhvilloi edhe një test miqësor, ku të përfshirë ishin edhe disa lojtarë nga ekipi U-21 dhe U-19. Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë pasditen e sotme seancën e radhës stërvitore me grupin e plotë të lojtarëve. Ndërkohë që kujtojmë se më 10 tetor pas një seancë të fundit stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”, kuqezinjtë do të nisen drejt Pragës ku pasditen e së enjtes do të zhvillojnë konferencën për shtyp trajneri dhe lojtarët do të zbresin në stadiumin ku do të luhet ndeshja.
Kujtojmë që ndeshjen mes Shqipërisë dhe Çekisë ashtu si edhe atë me Gjeorgjinë do të keni mundësinë ti ndiqni në Digitalb.