Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, i cili ndodhet në paraburgimin 313, ndodhet në gjendje të qetë shpirtërore dhe psikologjike, sipas avokatit të tij Genc Gjokutaj.
Në emisionin Kjo Javë, ai deklaroi se mërzia e tij e vetme është mënyra sesi është arrestuar.
“Pamjet që u transmetuar në atë ekzekutim, që në thelb është rrëmbim antiligjor. Pas saj Meta është shoqëruar në drejtorinë e Tiranës ku është hartuar një procesverbal që ekzekutimi i vendimit është bërë në drejtori, pasi ata që kanë marrë nuk kanë pasur urdhër ekzekutim. Më pas është dërguar në bllokun e sigurisë, ku qëndroi deri në seancën gjyqësore për masën e sigurisë. Pas seancës, ai është përcjellë në burgun 312.
Për herë të fundit e kam takuar dje. E kam takuar dy herë në ditë që nga momenti i ndalimit. Meta është në gjendje shpirtërore dhe psikologjike mjaft të qetës. Sigurisht ka mërzinë e tij për mënyrën e marrjes në kundërshtim me të gjitha procedurat.
Ai po merret me aktet e dosjes. Në seancën e verifikimit të ekzekutimit të masës në GJKKO ka mbajtur një fjalë 56 minuta, ku ka shpjeguar insinuatat që vendimi i gjykatës ia ka atribuuar për të dhënë versionin e tij”, tha Gjokutaj.
Në lidhje me aludimet se ka patur një shpërthim nga Meta në bllokun e sigurisë, ditën kur u arrestua Gjokutaj ka thënë:
“Meta sa ka qëndruar në bllokun e sigurisë, me personelin nuk bëhet fjalë. Ka qenë një moment kur atij i është dërguar një avokat, ai e ka refuzuar me neveri dhe sigurisht me zë të lartë i ka kërkuar të largohej sepse ai nuk ka mbetur pa mbrojtje. Nuk ka pasur probleme me personelin, i kanë dërguar dike që as se njihte”.
Avokati ka zbuluar se Meta e merr ushqimin nga jashtë në 313 sepse nuk mund të hajë çdo lloj ushqimi për shkak se ndjek një terapi.
“Asnjë nga të izoluarit në 313 nuk e pranon ushqimin nga brenda. Metës i është dërgohet ushqim nga jashtë. Ai e konsumon atë ushqim. Ushqimin e burgut jo sepse ai ka dhe disa ilaçe. Ai nuk mund të hajë çdo lloj ushqimi pasi ndjek një terapi në lidhje me tensionin arterial”, tha Gjokutaj.
Sa i takon sigurisë së jetës, Gjokutaj tha se nuk ka shfaqur asnjë shqetësim të tillë.
“Nuk ka shfaqur asnjë shqetësimi të kësaj natyre. Edhe të blloku i sigurisë, autoritete kanë bërë të mundur të mos ketë konflikte. As ai nuk ka asnjë pretendim. Edhe në lidhje me trajtimin nga administrata ka qenë korrekt dhe rigoroz”, tha ai.