Ditën e sotme Kombëtarja jonë luan takimin që të gjithë e presin kundër Gjeorgjisë. Ndeshja starton për pak orë, duke filluar në orën 18:00.
Federata Gjeorgjiane e Futbollit ka nxjerrë njoftim për orarin e hyrjes së tifozëve dhe për akset të cilat do të bllokohen. Nuk pritet që shteti mes maleve kaukaze të influencohet për mesazhe raciste kundër etnicitetit shqiptar, por afërsia me Rusinë mund të bëjë që disa filo-rusë të shfaqin ideologjinë e tyre. Me atmosferën e krijuar kohët e fundit në vendet sllave kjo nuk do të ishte çudi. Gjeorgjia kufizohet në veri nga Rusia dhe disa gjeorgjianë janë pro aneksimit të disa territoreve veriore. Kjo sjellje mund të predikohet dhe në stadium.
Në aspektin sportiv gjeorgjianët në Nations League kanë rekord shumë të mirë me 13 fitore dhe 6 barazime. Ata kanë humbur vetëm dy ndeshje në këtë turne. Epiteti i tyre është “Crusaders” fal kësaj ecurie europiane.
Lojtari që ka shënuar më shumë gola në ndeshjet me Shqipërinë në histori është Shota Arveladze. Sulmuesi i mirënjohur që ka luajtur e ka lënë gjurmë te Rangers, ku aktivizohet tani Nedim Bajrami ka gjetur rrjetën ndaj ekipit tonë 6 herë.