Gjeorgjia nisi të hënën përgatitjet për ndeshjet e Ligës së Kombeve me Ukrainën dhe Shqipërinë.
Grumbullimi po zhvillohet në Poloni, aty ku do të jetë përballja me ukrainasit. Grupi pritet të plotësohet deri të mërkurën.
Qendërmbrojtësi me përvojë Otar Kakabadze kërkon që skuadra të vijojë me fitoret për të mbajtur vendin e parë në grup.
“E nisëm shumë mirë Ligën e Kombeve dhe duhet të vazhdojmë kështu. Duhet të tregojmë që meritojmë ta mbyllim në krye të grupit. Ndeshjet e radhës janë një tjetër mundësi për të dhënë gjithçka në fushën e lojës dhe për të fituar”, tha ai.
Shqipëria do të luajë me Gjerorgjinë të hënën e ardhshme në Tbilisi, në një fushë ku ka vetëm humbje. Përfaqësuesja gjeorgjiane fitoi 1 – 0 sfidën me Kuqezinjtë muajin e kaluar në Tiranë.