Ka nisur mosbindja civile në rrethrrotullimin e Milotit, ku disa nga qytetarët janë ulur në mes të rrugës. Siç shihet edhe në foto trafiku ka nisur të rëndohet pasi qarkullimi i automjeteve është paralizuar nga qytetarët.

Rrethrrotullimi i Milotit, është një nga gjashtë pikat e akseve rrugore ku protestohet mbrëmjen e sotme. Në këtë aks janë vendosur deputetët e qarkut Kukës, Shkodër dhe Lezhë, përkatësisht deputetët Flamur Hoxha, Isuf Çela, Emilja Koliqi, Ramadan Lika, Greda Bardeli, Ludovik Hasanaj, Lindita Metaliaj, Elda Hoti, Kastriot Piroli.