Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka reaguar sot ndaj kritikave tw opozitës italiane për marrëveshjesn e arritur nga qeveria e saj me Tiranën për ngritjen e qendrave të emigrantëve të drejtuar nga italianët në territorin shqiptar.
Ajo u shpreh se interesi që nisma ka tërhequr në të gjithë Evropën tregon vlerën e saj. Meloni shtoi se mbrojtja e kufijve dhe ndalimi i trafikimit të qenieve njerëzore nuk është vetëm detyra e tyre, por është edhe një prioritet për Italinë dhe për të gjithë Evropën.
“Është për kureshtje të vërehej se si, ndërsa pothuajse e gjithë Evropa diskuton iniciativat tona për të frenuar emigracionin e parregullt dhe për të ndaluar trafikimin e qenieve njerëzore, disa vende duke i konsideruar ato si modele, e majta italiane mendon vetëm t’i sulmojë ata në një mënyrë të parregullt. Mbrojtja e kufijve dhe ndalimi i trafikimit të qenieve njerëzore nuk është vetëm detyra jonë, por është edhe një prioritet për Italinë dhe për të gjithë Evropën”, tha Meloni përmes postimi në X teksa ishte në samitin e BE-së në Bruksel.
Partitë opozitare dhe grupet e të drejtave e kanë kritikuar skemën, duke thënë se ajo ka dështuar dhe se është tepër e shtrenjtë. Më herët të enjten, nga Partia Demokratike (PD) Elly Schlein përsëriti kritikat e saj ndaj Protokollit Itali-Shqipëri me terma të ashpër në Bruksel.