Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Jamarbër Malltezit për ndryshim të masës së sigurisë duke e lënë dhëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha në arrest shtëpie. Momentalisht ai ndodhet në arrest shtëpiak pasi është marrë si ‘i pandehur’ nga SPAK në lidhje me dosjen ‘Partizani’.
Malltezi e konsideron proces politik arrestimin e tij dhe të Berishës, ndërkohë që prej muajsh të dyve atyre u janë mohuar kërkesat për një masë më të butë sigurie.