Dymbëdhjetë emigrantët e sjellë në Shqipëri duhet të kthehen në Itali. Kështu ka vendosur Gjykata e Romës me një vendim këtë të premte, raporton media italiane ‘La Repubblica’.
Sipas vendimit të Gjykatës së Romës, Egjipti dhe Bangladeshi konsiderohen vende të pasigurta dhe për këtë arsye ata duhet të qëndrojnë në Itali.
“Dy vendet nga vijnë emigrantët, Bangladeshi dhe Egjipti, nuk janë të sigurta. Për këtë arsye ata do të duhet të kthehen në vendin tonë,” ka vendosur Gjykata Italiane.
Pas këtij vendimi, mësohet se po bëhet gati transferimi i tyre nga kampi i Gjadrit drejt Portit të Vlorës, për t’u nisur drejt Italisë.