Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut ka “goditur” edhe një herë shqiptarët që jetojnë në këtë vend. Pas tentativave për të hequr gjuhën shqipe si gjuhe zyrtare, Gjykata ka shfuqizuar “Balancuesin” një instrument balanconte përfaqësimet etnike në institucionet shtetërore të vendit.
Ky vendim u mor edhe pse Naser Ajdari mungonte. Krytari i Gjykatës Darko Kostadinovski u shpreh se ky instrument ka bërë diskriminim në bazë të barazisë sepse në një konkurs nuk nuk kanë qenë të barabarta të gjitha bashkësitë të konkurrojnë.
“Është e pakontestueshme që në rendin tonë kushtetues ekziston vlera themelore e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat. Megjithatë, ekzistojnë edhe të tjera. Njëra prej tyre është edhe liria e shprehjes së përkatësisë etnike, i tillë është neni 9 parimi i barazisë mes qytetarëve, i tillë është se të gjithëve sipas kushteve të njëjta kanë qasje në çdo vend pune, e tillë është ndalesa për diskriminim në çfarëdolloj baze”, tha ai.
Heqja e “Balancuesit” ishte një kusht i vendosur nga VMRO-DPMNE që është edhe partia në pushtet.
Ky instrument përmirësoi përfaqësimin e shqiptarëve në organet shtetërore, të cilët deri para aplikimit të tij ishin shumë pak të punësuar në institucione shtetërore.