Mbetet paqartësi se kush do të jetë trajneri i përhershëm i Anglisë. Lee Carsley, trajneri i përkohshëm, tha pas fitores 3-1 të së dielës kundër Finlandës, se skuadra angleze ka nevojë për “një trajner të lartë, i cili ka fituar tituj, dhe unë jam ende në rrugë”, gjë që dukej se e distancoi veten nga lufta për pozicionin. Megjithatë, BBC tregoi se nuk është kështu.
Disa peshë të rëndë në dhomën e zhveshjes së Anglisë u ngritën pro Carsley, duke përfshirë Jack Grealish, i cili pasi u përjashtua nga Gareth Southgate nga Euro 2024 po shkëlqen nën drejtimin e trajnerit të përkohshëm, dhe Declan Rice.
Declan Rice, golashënuesi i golit të tretë të Anglisë në Helsinki, mohoi për BBC se ka konfuzion për çështjen e trajnerit të ri. “(Carsley) ishte i qartë kur mbërriti. Ai mbërriti për të ndeshjet e muajit shtator, tetor dhe nëntor.
Dhe duke parë se si ai (Carsley) është sjellë dhe si kemi luajtur ne, ka qenë e pabesueshme. Është hera e pare që unë flas vetëm gjëra të mira për trajnerin”.
Rice ka shënuar dy gola në katër ndeshjet e drejtuara nga Carsley. “Çdo gjë që duhet të ndodhë do të vijë, por ne e vlerësojmë shumë këtë përvojë”,- tha mesfushori i Arsenalit.
Ai shpreh gjithashtu mbështetjen e tij për trajnerin e përkohshëm. “Problemi ndaj Greqisë ishim ne. Për humbjen ishte faji ynë, jo i Lee”,- deklaroi edhe mesfushori i skuadrës së Mikel Artetës.
Grealish, shënuesi i dy golave në tre ndeshje nën Carsley, tha se nën trajnerin e përkohshëm ai “po shijon futbollin, më pëlqen të luaj për të, ai është një trajner brilant dhe për fat ia kam shlyer besimin. Goli kundër Finlandës erdhi nga liria që ai më jep në fushë”.
Sido që të jetë, shtëpitë britanike të basteve japin Thomas Tuchel si trajnerin e ri të Anglisë. ‘Tre Luanët’ janë të dytët në grupin 2 të Ligës B të Ligës së Kombeve, 3 pikë prapa Greqisë kryesuese.