Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, foli në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Sparta Pragës, takim ky i vlefshëm për Champions League. Numri një i pankinës së “Qytetarëve”, Guardiola vlerësoi në maksimum kundërshtarin.
“Skuadra ka treguar disa herë se është gati të harrojë momentet e mira apo të këqija dhe të fokusohet në në ndeshjen e radhës. Luajmë në Champions kundër Spartës, ekip që ka po aq pikë sa ne.
Objektivat- Ne do të duhet të fitojmë ndeshjet që i kemi në shtëpi, përndryshe do të jetë e vështirë të përfundojmë në 8 vendet e para” – tha ai.