Një indicie nuk përbën provë, por tre të tilla sigurisht që po. Në fakt janë për shumë se kaq, por tre detaje të rëndësishme që tregojnë se ky mund të jetë sezoni i fundit i Pep Guardiola në pankinën e Manchester City.
Mungesa e rinovimit të kontratës që I skadon në qershor të vitit të 2025, dyshimet për të ardhmen në pritje të gjyqit të klubit dhe së fundmi largimi nga roli drejtues te Siti I njeriut të tij më të besuar, Txiki Begiristain, janë arsye të qënësishme për të mbështetur këtë opsion.
Në fakt, fundi i “erës së Pep” te kampionët e Premier League ka marrë zë në mediat angleze ditët e fundit. Sipas tyre, trajneri nuk do të firmosë kontratën e re me Manchester Sitit. Por, duke qëndruar te raportimet e të përditëshmeve britanike, Pep Guardiola nuk do të largohet nga Anglia.
Ai është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e kombëtares së “Tre Luanëve”, që vazhdon të ketë një trajner të përkohshëm pas largimit të Gareth Southgate. Më shumë se kaq. Në mediat lokale ka nisur të qarkullojë edhe emri që do të zëvendësojë Pep Guardiola në pankinën e Manchester City. Ai është Ruben Amorim, një tjetër spanjoll që prej tre sezonesh po bën një punë të shkëlqyer te Sporting Lisbonë, duke praktikuar një futboll atraktiv dhe sulmues ashtu si shpikësi i “Tiki-Taka”.