Hezbollahu tha se vazhdoi të lëshonte raketa drejt Izraelit të shtunën, duke synuar atë që tha se ishte një “mbledhje e forcave armike izraelite” në fshatrat në jug të kufirit .
Sirenat që paralajmëronin njerëzit për një sulm të afërt u dëgjuan në vende të ndryshme në të gjithë Izraelin verior të shtunën. Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë më vonë se identifikuan rreth 30 predha që kalonin nga Libani në zonën e Galilesë së Epërme dhe dy që u qëlluan drejt zonave verilindore të Izraelit.
“Disa prej predhave u kapën. U identifikuan predha të rënë në zonë”, tha IDF.
IDF tha gjithashtu se Forcat Ajrore izraelite përgjuan dy dronë që po i afroheshin territorit izraelit nga Libani, përpara se të kalonin kufirin.