Tyson Fury ka zbuluar se gruaja e tij pësoi një abort përpara se ai të humbiste nga ukrainasi Oleksandr Usyk në Arabinë Saudite në maj. Fury tregoi se si gruaja e tij, Paris, ishte gjashtë-muajshe shtatzënë kur humbi atë që do të ishte fëmija i tyre i tetë në prag të betejës së tij me Usyk, që e pa atë të humbasë titullin e tij botëror në peshën e rëndë WBC.
Fury u shpreh: “Ajo ishte në muajin e gjashtë të shtatzënisë. Nuk është si një abort i vogël në fillim, ju duhet të lindni fizikisht një fëmijë të vdekur, vetë, ndërsa burri juaj është në një vend të huaj. Për ta kaluar atë në vetvete nuk është gjë e bukur.” Fury tha se gruaja e tij nuk i tregoi atij për abortin para luftës, por u shpreh se e dinte se kishte një problem kur ajo tha se nuk mund të merrte pjesë në duelin në Riad.
Ai tha: “I thashë vëllait tim se ajo e kishte humbur fëmijën. Ajo kurrë nuk më tha se e kishte humbur fëmijën, por unë e dija. Kur u ktheva mora konfirmimin e pashmangshëm se fëmija nuk ishte më, por ajo e kishte mbajtur për vete”.
Fury shtoi: “Unë nuk mund të isha aty për të në atë moment. Dhe kjo është e vështirë për mua.
Unë kam qenë me bashkëshorten time për më shumë se sa nuk kam qenë me të, kështu që është e vështirë që nuk mund të isha atje me të në atë kohë.”
Fury këmbëngulte se aborti spontan i gruas së tij nuk kishte ndikim në performancën e tij në betejën kundër Usyk, të cilën ai beson se e fitoi, por që iu dha ukrainasit me vendim të jurisë.
“Ky nuk është një justifikim. Unë jam një njeri i nderit. Unë bëj atë që duhet të bëj kur jam atje”, tha ai. Rivalët do të takohen sërish më 21 dhjetor, por pa rrezikun e titullit të IBF-së, pasi Usyk zgjodhi të hiqte dorë nga ai në vend që të bënte një mbrojtje të detyrueshme. Daniel Dubois është tani kampioni i IBF dhe ruajti titullin e tij muajin e kaluar kur mundi Anthony Joshua në stadiumin Wembley.