Holta Mecaj një shqiptare e angazhuar në jetën publike të qytetit të Bolonjës ka vendosur të kandidoi në Këshillin Bashkiak të qytetit. Ajo ka vendosur të kandidoj duke u mbështetur në dëshirën dhe vullnetin për të përfaqësuar komunitetin shqiptar.

STATUSI I SAJ I KANDIDIMIT :

Kandidatura ime në zgjedhjet rajonale të Emilia-Romagna lindi nga dëshira për të përfaqësuar jo vetëm komunitetin shqiptar, por të gjithë ata që e shohin integrimin si forcë. Unë besoj në vlerën e punës, pjesëmarrjes aktive dhe mundësive të krijuara së bashku. Qëllimi im është të veproj si një urë lidhëse midis dy kulturave që më formuan, duke vënë përvojën dhe ekspertizën time në shërbim të komunitetit për një shoqëri më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse.