Pyetjes së gazetarëve se si kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili njihet për aventurat në natyrë, do ta përballojë heqjen e lirisë, avokati Genc Gjokutaj iu përgjigj, duke thënë se burgosja e Metës, është izolim i politikës.
“Ai po përballet me një proces, mos e folklorizoni çështjen. Arrestimi i Metës është izolimi i opozitës, sikur Berishës. Shikoni se Shqipëria po rrëshqet në diktaturë“, tha Gjokutaj. GJKKO shpalli pak më parë vendimin për Ilir Metën, Monika Kryemadhin, Pirro Xhixhon dhe Ema Çokun. Meta u la në burg. Masa mbeti e pandryshuar për Kryemadhin dhe Çokun, detyrim paraqitje, ndërsa për Xhixhon, u ndryshua nga arrest shtëpie në detyrim paraqitjeje.