Vëllai i këngëtares së njohur Sheila Haxhiraj, Henri, i dha fund jetës duke u vetëvrarë me armën e shërbimit, pak ditë më parë. 37-vjeçari u dërgua në spital në gjendje të rëndë, por fatkeqësisht punonjësi i Gardës humbi jetën disa orë më vonë.
Këngëtarja bëri një reagim prekës për vëllain e ndjerë, ku thoshte se ‘motrën e ka marrë malli që tani’. Ndërkohë një ditë më parë, këngëtarja ka bërë një postim në “Instagram”, ku u drejtohet miqve, të afërmve dhe dashamirësve.
Sheila falënderon të gjithë ata që e kanë mbështetur dhe i kanë shkruar mesazhe ngushëllimi në këto ditë të vështira për të dhe familjen e saj.
“Faleminderit nga zemra të gjithëve, miq, të afërm e dashamirës. Ndjej praninë e mbështetjen tuaj në çdo fjalë zemre që më keni shkruar në këto ditë të vështira për mua dhe familjen time. Në pamundësi për t’ju kthyer përgjigje të gjithëve, ju shpreh mirënjohjen time. Uroj më të mirat për ju e të dashurit tuaj. Faleminderit”, shkruhet në postimin e këngëtares së njohur.