Irani ka nisur hakmarrjen duke lëshuar qindra raketa në territorin izraelit, sipas Reuters!
Ushtria izraelite thotë se raketat janë lëshuar nga Irani drejt Izraelit. Më herët u raportua se ka pasur një shpërthim në Tel Aviv dhe tashmë sirenat paralajmëruese po bien në Jerusalem, sipas agjencisë së lajmeve.
Në një postim në X Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF), deklarojnë se të gjithë civilët izraelitë janë në strehimore për bomba ndërsa raketat nga Irani vijojnë të hidhen në Izrael.