Ngjarja me kalimin e kohës edhe është harruar, por dosja gjyqësore nuk është mbyllur. Faruk Koca, ish-presidenti i Ankaragucu, u bë i famshëm më 11 dhjetor të vitit të kaluar, pasi zbriti nga tribuna goditi me grusht gjyqtarin Halil Umit Meler, gjatë një ndeshjeje kundër Rizespor, e cila përfundoi me rezultatin 1-1.

Siç raporton SportFace.it, sot prokurori publik kërkoi 13 vite burg për të. Ajo që kishte shkaktuar zemërimin e tij, ishte një penallti e dhënë në fund të ndeshjes.

Koca tashmë është përjashtuar përjetë nga futbolli, por tani ai ka nga çfarë të frikësohet para drejtësisë së zakonshme, sepse do të duhet të përgjigjet për kërcënimet ndaj arbitrit (“Do të të vras”) dhe goditjet që i dha kur ai ishte tashmë në tokë.

Në atë kohë, arbitri foli për gazetën turke Hurriyet, duke mos lënë shumë vend për sqarime: “Do ta fal. Më goditi me grusht, u rrëzova dhe rashë në tokë. Më pas më goditën me shkelma. Jo ata nuk do t’i harroj kurrë.” Pas sulmit, gjyqtari Halil Umit Meler kaloi dy ditë në spitalin e Ankarasë, ku u transportua për një dëmtim në kokë.