Ja si 1140 spiunë e kriminelë të SHIK 1992-1997 morën nën kontroll trafiqet e aferat korruptive të familjes “Berisha” dhe dëshmitë e presidentëve, kryeministrave, ministrave dhe bosëve të Ballkanit për karburantet që çonte kreu i PD drejt Serbisë

Nuk ka nevojë për komente fakti, që ish-kryeministri Sali Berisha mbllodhi dhe instaloi në zyrat e larta të pushtetit të tij të fundit 2005-2013, të gjithë krerët e kupolës së shërbimit famëkeq të SHIK-ut të viteve 1992-1997. Të larguar jashtë vendit prej krimeve të tyre, të bëra gjatë pushtetit presidencial të piramidave “Berisha-Sude”, krerët e SHIK-ut dhe “jeniçerët” e tire në mbarë vendin e njoftuan eu rekrutuan përsëri nga Sali Berishës në pushtetin e tij të dytë. Të marrë nga një copë “letër pafajësie” të paragjykojë gjyqtarëve të “plepave” të Berishës me urdhër të Berishës dhe me “sigurinë e paprekshmërisë” para ligjit mbi mbrojtjen e pushtetit të “duarve të pastra”, ata u graduan në kupolën e saj. pushtetit të Berishës. Nuk ishte rastësi, që në vitin 2005 Sali Berisha i ktheu eksponentët më të “zinj” ish-drejtues të SHIK-ut në krye të pushtetit. Me ta, ai mbajti me dhunë, krimi i trafikut të pushtetit sadist të viteve 1992-1997. I kishin deri në pozicionin gjakësor ndaj politikës, ndaj mediave oqe, ndaj kujtdo që nuk hidhte “vallen” e pushtetit të Saliut në kohën e piramidave.

Çfarë ndodh?

I pari që Sali Berisha solli në Shqipëri ishte Bashkim Gazidede dhe mbi 100 shikas të tjerë në pushtetin qendror dhe afro 1000 shikas në pushtetin lokal nëpër prefektura, të cilët kishin shërbyer në dispozicion të krimeve të pushtetit vandal të sadistit Sali Berisha, i cili në vitet 1992-1997 kishte uzurpuar dhe përdorte për qëllimet e sundimit të tij, gjithë pushtetet. Në shpërblim të shërbimeve të kryera, Sali Berisha i riktheu eksponentët e SHIK-ut famëkeq, përsëri në pushtet. Me këto monstra krimi, Sali Berisha ndërtoi pushtetin e tij dhe kupolën e administratës publike në vitet 2005-2013, duke i shpërndarë ata në krejt strukturën e pushtetit e të PD. Nuk mbeti zyrë qeveritare, shërbimesh publike dhe drejtori qendrore e lokale, që nuk pati si drejtues e mbikqyrës krerë shikas të viteve 1992-1997, të besuar të kryeshikasit Sali Berisha.

Në çdo institucion, zyrat u mbushën me emrat e mirënjohur të listë-borderosë së SHIK-ut të viteve 1992-1997. Afro 40% e tyre u graduan në poste kyçe në administratën e lartë shtetërore, madje deri në zyrat e arsimit, të shëndetësisë, prefekturave, qarqeve, bujqësisë, burgjeve, bashkive e komunave që ende i komandon PD-ja në çdo rreth. Për më tepër, shikasit e kohës së piramidave u graduan dhe “desantuan” deri në zyrat e Ministrisë Jashtme në selitë diplomatike me detyra të larta, në zyrat të Ministrisë së Brendshme, të Ministrisë së Mbrojtjes, në zyrat e NATO, të Arsimit, të Bujqësisë, të Integrimit, të Kuvendit, të SHISH, të presidencës, të KLD, të licencave, të noterisë e avokatisë. Madje ata u vendosën deri edhe në përfaqësitë speciale të shërbimeve shqiptare në botë të BE, OKB, KiE, OSBE.

Zyrat e qeverisë “Berisha”, me të besuar të SHIK të Berishës

Në krejt administratën publike e atë politike në atë kohë në PD, u rikthyen 840 ish-shikas. Në çdo institucion, nëpunësit e dinin mirë që ata ishin vendosur aty me urdhër të Sali Berishës, si shërbëtorë të tij në çdo lëvizje që bën Berisha për të përdorur, mbrojtur apo uzurpuar pushtetet. Bashkë me ta, Sali Berisha riktheu si “forcë aktive” të gatshme për çdo situatë shërbimi edhe ish-kryepolicë e “kalecë” të policisë sekrete të ish-pushtetit të viteve 1992-1997. Këta ishin emra të njohur të asaj policie, që së bashku me SHIK-un e Gazidedes, dihet se çfarë zullumesh e krimesh makabre kishin bërë ndaj shqiptarëve, intelektualeve, biznesmenëve, artistëve, gazetarëve e opozitës. Të rikthyerit me porosi e urdhër të Berishës dhe të graduar po prej tij në zyrat dhe postet qeveritare, ishin të shumtë. Psh, ishin 24 inspektorë në hipotekë në qendër, 13 në Tiranë dhe 72 në rrethet e vendit. Ishin 113 ish-shikas, drejtorë shkollash. Ishin 92 ish-shikas drejtorë drejtorie në qendër e prefektura. Në ushtri janë graduar 204 ish-shikas. Në diplomaci u emëruan 203 ish-shikas me poste të larta, deri në konsuj e shefa auditimi, apo drejtorë të nivelit të lartë.

Gazidede, krye-banditi i SHIK që kryente dhe zhdukte krimet e Berishës

Ish-shefi i Shërbimit Informativ Kombëtar, një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Sali Berishës. Ideuesi dhe zbatuesi i gjithë dhunës fizike e psikologjike, që piketonte dhe urdhëronte Sali Berisha kundër medias, opozitës, biznesit, administratës e kujtdo që urdhëronte Berisha në ato vite pushteti absolut. Në vitin 1997, arratiset nga Shqipëria dhe kthehet në vitin 2005, kur gradohet shef i hipotekave. Prononcohet në media për ngjarjet e vitit 1997, i cilëson ato si skemë e shërbimeve sekrete serbe e greke. Befas sëmuret rëndë. Me urdhër të Sali Berishës dhe shpenzimet e qeverisë “Berisha”, çohet urgjent për kurim në Itali. Ndahet nga jeta në një spital provincial napolitan në Itali, nga e njëjta sëmundje që u ndanë dhe Zhulali, Arbnori e Spahia. Nderohet me homazhe prej Sali Berishës dhe PD, vlerësohet si një nga zyrtarët më të shquar të vendit. Aktiviteti i tij kriminal në shërbim të pushtetit “Berisha” përfshin gjithë shoqërinë shqiptare, që nga zyrat e pushtetit, të politikës e deri tek jetët familjare të shqiptarëve.

Ai sulmoi, përçau, dhunoi fizikisht e burgosi ish-të përndjekurit politikë, të cilët kërkonin drejtësi e të drejta sociale prej pushtetit mashtrues “Berisha”. Ai sulmoi dhe shkatërroi mediat e pavarura e ato opozitare, duke rrahur, gjymtuar, kërcënuar e burgosur gazetarë dhe djegur gazeta, shtypshkronja e redaksi gazetash. Ai dhunoi mësuesit, duke u kërkuar atyre të mbyllnin gojën e të mos dilnin në protesta sociale-ekonomike. Ai plaçkiti, dhunoi e zhduku biznesmenë. Ai sulmoi dhe shkatërroi sindikatat. Ai organizoi dhe komandoi e shfrytëzoi për interesa e pushtetit “Berisha” firmat piramidale. Në vitin 1997, kur shqiptarët iu vërsulën pushtetit kriminal të Sali Berishës për shkak të grabitjes që ky dhe banda e tij u bëri me piramidat financiare, Sali Berisha e gradoi famëkeqin “simbol të urrejtjes” popullore Bashkim Gazidede, gjeneral të ushtrisë, të policisë e të pushtetit të degraduar.

Ilir Kumbaro

I akuzuar, i gjykuar dhe i dënuar me prova si rrëmbyes, masakrues dhe zhdukës i biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha. Një nga figurat më të zeza të SHIK të Bashkim Gazidedes. Ai akuzohet se ishte kundër kujtdo që skedohej prej pushtetit kriminal Berisha, si kundërshtar i pushtetit të viteve 1992-1997. Në vitin 1997 arratiset prej frikës së krimeve që kishte bërë. Ndërron identitet dhe jeton me trajtim social në Londër. Zbulohet prej shërbimeve sekrete angleze dhe vihet përballë akuzës e gjykim it si rrëmbyes, masakrues dhe zhdukës i Remzi Hoxhës. Nuk u kthye në Shqipëri edhe pse kishte oferta prej padronit të SHIK, Sali Berisha, për të ardhur në pushtetin e PD në vitin 2005.

SHIK 1992-1997, kontroll mbi trafiqet dhe krimet e pushtet-familjes “Berisha”

Programi i SHIK i viteve 1992-1997, i drejtuar prej vandalit të pamëshirshëm Bashkim Gazidede në vitet 1992-1997, kishte vetëm 1 objektiv: Dhunë, reprezalje, pranga, burgosje, gjymtim fizik, rrëmbim, përdhunim e zhdukje fizike të kujtdo që shprehej kundër pushtetit të Sali Berishës, ose që denonconte publikisht krimet e atij pushteti piramidal. Nuk mbeti medie, biznes, intelektual, gazetar e qytetar shqiptar, madje edhe kosovarë e të huaj, që nuk u bën viktimë e SHIK, i cili vepronte si një “bandë” rruge e maskuar pas mantelit të shërbimit shtetëror. Në vitin 1997, pasi Sali Berisha e përdori banalisht e barbarisht SHIK, horrat e këtij shërbimi, që nga kreu Bashkim Gazidede, pas futën në luftë civile oficerët e këtij shërbimi, ia mbathën jashtë vendit.

Prej vitesh, ata jetuan në “ekzil krimesh” dhe pas rikthimit të PD në pushtet, me një listë preferenciale si mirënjohje për shërbimet e kryera në vitet 1992-1997, Sali Berisha i riktheu ata në pushtetin e viteve 2005-2013, duke i graduar si shefa në SHIK, si shefa në drejtësi, në diplomaci, në ekonomi, në financa, në polici, në ushtri madje edhe si drejtues në burgje, hipoteka, arsim e shëndetësi. Këta nuk ishin kontingjente nëpunësish që u futën në administratë me konkurrim për meritokraci, por ishin kontingjente krimi të SHIK-ut të Bashkim Gazidedes. Ata u mobilizuan sërish prej Sali Berishës, me në krye gjeneralin famëkeq Bashkim Gazidede, emër dhe veprimtari e cila nuk do të dalë kurrë nga kujtesa e shqiptarëve as për 1 milion vjet. Po ku kanë shërbyer shiksit e Gazidedes në vitet 2005-2013? “Kolonelët e zinj” të SHIK të viteve 1992-1997, nuk u aktivuan as rastësisht, as për “mëshirë” prej Sali Berishës në pushtetin e viteve 2005-2013.

Ish-shikasit e viteve 1992-1997 gjendeshhin kudo ku kishte përfaqësim pushteti i Berishës. Ata u shpërndanë sipas një “harte” të mirë-organizuar në çdo qelizë dhe kupolë të institucioneve. Ata kontrollonin ekonominë, policinë, ushtrinë, SHISH dhe pasuritë kombëtare, postet politike e ato ligjvënëse. Ata nuk ishin vendosur aty as rastësisht, dhe as thjeshtë si rrogëtar, apo titullarë formalë, por si “syri” dhe “veshi” i kryeministrit Sali Berisha. Dosja “non grata” amerikane tregoi se pasurinë korruptive që vendosi dhe minimin e demokracisë Berisha e ka bërë në bashkëpunim. Madje aty theksohet qartw se ish-kryeministri pasuroi aleatët dhe bashkëpunëtorët e tij.

Kontrabanda e karburanteve dhe e armëve

Dosja me të zezat e Berishës nuk ka fund. Kontrabanda e karburanteve e armëve, të bëra prej pushtetit të PD, nëpërmjet firmës mafioze politike e shtetërore “Shqiponja-PD” me pushtetin e Sllobodan Millosheviçit në vitet 1993-1996, përbën një krim shtetërore e ndërshtetëror, me objekt kundërvënie ndaj NATO-SHBA dhe krejt Perëndimit, të cilët kishin shpallur embargon e prerë e të plotë kundër shtetit kriminal të Beogradit, i cili u ishte vërsulur popujve të ish-federatës jugosllave me gjenocid, duke bërë spastrime të dhunshme fizike e etnike. Përballë kësaj situate NATO e SHBA, vendosën të bllokojnë këtë gjenocid, duke vendosur embargon ndaj regjimit kriminal të Millosheviçit. Por, që të arrinte këtë synim, Millosheviçi i gjendur në embargo të plotë, arriti të krijoji “kanale” komunikimi për të furnizuar makinerinë e tij ushtarake me karburante e armë, madje me gjithçka që i duhej një regjimi gjenocidit.

Këtë “kanal” mbështetje Millosheviçi e gjeti në Shqipëri, në pushtetin sundues absolut të Sali Berishës, i akuzuar si agjent i UDB. Me fuqinë e një pushteti absolut, tipik xhungël, monarkik e mesjetar për nga synimet, modeli, funksioni dhe veprimtaria politike e shtetërore, në janar të vitit 1993, Berisha bëri në kufirin shqiptar me Malin e Zi, një takim “special” me ish-presidentin serb Millosheviç dhe me krye-terroristin serb, antishqiptarin Arkan. Po kështu, ai u takua dhe me gjeneralët e lartë kriminelë të ushtrisë serbe, me të cilët ndërtoi skemën e nisjes së kontrabandës së naftës e armëve, duke u bërë palë mbështetëse furnizuese e pushtetit të Millosheviçit, në vitet 1993-1996, kur Serbia ishte nën embargo të hekurt dhe hermetike prej NATO, SHBA dhe Perëndimit.

Maskimi i kontrabandës me Millosheviçin, “Shqiponja-PD” u krijua si firmë ushqimesh

Ligji nr. 345, data 24 janar 1993 “Për partitë politike”, kishte në strukturë edhe një hapësirë ligjore, si të drejtë të partive politike shqiptare, që të krijonin firma private tregtare me aktivitet të pakufizuar, me afat mbi 10 vjet, me shtrirje veprimtarie tregtare edhe jashtë kufijve të Shqipërisë. Këto shoqëri duhej të ishin struktura ekonomike e financiare të varura e të kontrolluara prej drejtuesve të partive politike, me qëllimin, që nëpërmjet veprimtarisë tregtare, të financonin për të financiar aktivitetin e tyre. Ndërsa PS krijoji firmën “Progresi” e cila u çua deri në gjyq më kërcënime e tentativa për prangosje prej pushtetit të Sali Berishës, me akuzën “për kontrabandë” makaronash, orizi, letre gazetash, salcë e kripe, PD dhe Sali Berisha krijoi firmën “Shqiponja-PD” e cila kishte si objekt veprimtarinë tregtare ushqimore, veshjesh e kancelarike, por që zhvilloi aktivitet trafiqesh e kontrabande karburantesh, armësh e municionesh, madje edhe tankesh me Serbinë, duke pasqyruar në letra “tregti” veshjesh, mobiliesh, ushqimesh e veturash.

Realisht, firma “Shqiponja-PD”, zhvillonte tregti import-eksportesh me Bullgarinë, Maqedoninë, Rumaninë, Hungarinë, Greqinë, Rusinë, Azerbajxhanin, Irakun etj, duke i futur në pikën doganore të qafë-Thanës, Kakavijës, Kapshticës, Tre-Urave në Përmet, Qafë-Botës në Sarandë dhe porteve Durrës e Vlorë, sasi të cilat i kalonte transit nëpër Shqipëri, duke shkelur të gjithë rregullat doganore e kufitare, mbasi shteti dhe pushteti shqiptar në atë kohë nuk njihte asnjë normë ligjore, për më tepër, në këtë aktivitet kontrabandë që ishte i inskenuar dhe i planifikuar prej shefit të shtetit të viteve 1993-1996 Sali Berisha, në shërbim të shefit të regjimit serb.

Pastaj karburantet, armët e municionet, shteti shqiptar i transportonte në “portën” kufitare me Malin e Zi, Prej andej, nëpërmjet rrjetit mafioz e ndërshtetëror dypalësh Tiranë-Beograd, “mallrat’ përfundonin si furnizim ekskluziv për regjimin e Milosheviçit, i cili në ato vite ishte përfshirë në gjakderdhje masive etnike kundër popujve jo serbë, të ish-Federatës Jugosllave, kryesisht në Bosnjë e Kosovë. Regjimi anti-NATO e anti-SHBA i Sali Berishës për të kryer këtë shërbim kriminal në favor të Serbisë dhe për të maskuar krimin e trafikut të armëve e kontrabandës së karburanteve, veproi duke futur në lojë firmën tregtare të PD “Shqiponja-PD”, të maskuar pas aktivitetit të import-eksportit të mallrave të konsumit jetësor si veshje, ushqime, materiale ndërtimi dhe pajisje elektro-shtëpiake.

Stafi politik dhe menaxhues i firmës “Shqiponja-PD”

Partia Demokratike kishte 100% të aksioneve të kësaj firme. Kjo firmë kishte si themelues të vetëm Sali Berishën, me post politik kryetar i PD dhe me post shtetëror President i republikës së Shqipërisë. Sipas akt-themelimit dhe dosjes Zyrtarisht, Drejtor i Përgjithshëm i firmës trafikuese “Shqiponja-PD”, pas shkarkimit të Eduard Selamit, u emërua kreu i PD Tritan Shehu, njëherazi ministër i jashtëm dhe zv/kryeministër. Administrator u emërua Genc Pollo, këshilltar dhe zëdhenës i Presidentit Sali Berisha dhe anëtar i kryesisë së PD.

Kryetar bordi sipas statutit dhe akt-themelimit të shoqërisë tregtare “Shqiponja-PD”, u vetë-emërua Sali Berisha, president republike. Drejtor Ekonomik i firmës u emërua Blerim Çela, njëherazi deputet, kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe anëtar i kryesisë së PD. Drejtor marketingu, u emëruan Ali Spahia, njëherazi anëtar kryesie i PD, deputet dhe kryetar i Grupit parlamentar të PD. Administrator mbikëqyrës në Shkodër për të menaxhuar dhe lehtësuar kalimet në kufirin me Malin e Zi, u emërua kryetari i PD Shkodër Ali Kazazi. Koordinator me tregun Serb, për eksportin e karburanteve, armëve e municioneve ishte emëruar Pjetër Arbnori, njëherazi dhe kryetra i Parlamentit, deputet dhe anëtar kryesie i PD.. Drejtues ushtarak i kësaj firme, që siguronte ecurinë e trafikut ishte emëruar Safet Zhulali, njëherazi ministër i mbrojtjes, deputet dhe anëtar kryesie i PD. Drejtor finance ishte emëruar Genc Ruli, njëherazi ish-ministër Financash, deputet dhe anëtar kryesie i PD.

Drejtues i sigurisë rrugore të mjeteve që trafikonin, ishte emëruar Agim Shehu, njëherazi zv/ministër i brendshëm, anëtar kryesie i PD dhe “shef i sigurisë së kupolës së PD”. Shef auditi, ishte caktuar Ritvan Bode, njëherazi deputet i PD, anëtar kryesie i PD dhe ish-drejtor i Përgjithshëm i doganave e më pas ministër i financave. Ndërsa Drejtor i Përgjithshëm i stafit të firmës “Shqiponja-PD”, që kontrollonte dhe menaxhonte veprimtarinë e kësaj firme ishte “graduar” shefi i SHIK, Bashkim Gazidede. Në çdo rreth kufitar e doganor ku kalonin nafta dhe armët kontrabandë, detyrën e mbikëqyrësit e kryenin shefat e SHIK të rretheve, të cilët ngarkonin me “mision sigurie” shefat e komisariateve dhe drejtorët e policive të rendit e ato ushtarake.

Si realizohej kontrabanda dhe çfarë roli kishte qeveria?

Në vitet 1993-1996, autobotet me naftë, mazut, benzol, benzinë e vajgur special për avionët, ose ndryshe me “kerazinë”, vinin çdo javë në “karavanë” prej 17-18 automjete në naftë. Ato ngarkoheshin në Greqi dhe mbasi ndërronin dokumentet dhe mjetet në Bullgari, nëpërmjet Maqedonisë futeshin në Qafe-Thanë, bënin “një xhiro-hyrje dalje formale në Shqipëri me dokumente false dhe shkonin drejt Serbisë. Kjo “linjë” bëhej prej 3 vitesh, pa pushim asnjë ditë. Këto autobote, kishin drejtues bullgarë, grekë, malazezë, kosovarë e maqedonas, por që komunikonin saktësisht në gjuhën e doganës tonë, por ata për garanci komunikimi, në çdo mjet e në çdo rrugë qarkullimi, shoqëroheshin nga shqiptar, të cilët në fakt ishin oficerë të SHIK-ut, të autorizuar me leje speciale prej qeverisë shqiptare, policisë shqiptare dhe sidomos me “autorizim special” të firmosur nga kryeshikasi Bashkim Gazidede.

Incidenti në Qafë-Thanë, SHIK urdhëroi lirimin e autoboteve

Ishte 12 mars 1995, kur një autokolonë me 11 autobote me karburante kontrabandë u paraqit të hynte në pikën e Kalimit në Qafë-Thanë. Policia e turnit e cila nuk kishte asnjë informacion për këtë rast pa “letra” por me “kod të SHIK” e të ndaloi dhe nuk e lejoi autokolonën të kalonte në territorin shqiptar. Brenda 1 ore në pikën e Qafë-Thanës ka ardhur një helikopter me “ekspertë” të SHIK-ut, të cilët kanë një shkresë të vulosur nga Bashkim Gazidede dhe nga kryepolicia Agim Shehu, që urdhëron të futet në Shqipëri pa asnjë kontroll. Ata që i bllokuan ishin Komandati i Divizionit të Ushtrisë Doganore Korçë, Arben Doçi dhe shefi i detyrës Hashim Durmishi (ish-kryetar i policisë së Pogradecit, ndaj të gjitha mbajturt qëndrimin e ashpër e pezullues nga “me urdhër nga lart”. incidentit të ndodhur, pikën e kontrollit të kufitarit të doganor të Qafë-Thanës, Kapshticës së Kakavijës, qysh pas bllokimit të autoboteve me naftë kontrabandë, i nënshtrohet kontrollit të drejtimit “grupe speciale” nga 12 vetësh oficerë e agjentëve të SHIK-ut, të cilët u instaluan me “banim” në zonat ku ishin pikat e kufirit Ata ishin organikë të SHIK-ut të Tiranës./EKSKLUZIVE