Në kuadër të ciklit vjetor të Javëve Ndërkombëtare të Kulturës, nismë e qeverisë shqiptare me moton “Shqipëria mikpret botën”, nga 1-7 nëntor do të zhvillohet “Java kulturore spanjolle”.

Ministri për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin, Blendi Gonxhja ftoi sot qytetarët për një javë të jashtëzakonshme që feston kulturën, traditën dhe artin spanjoll.

“Përgjatë kësaj jave do të keni mundësinë të përjetoni një gamë të larmishme aktivitetesh që do të kënaqin çdo preferencë kulturore dhe artistike”, tha Gonxhja.

Ministri Gonxhja u shpreh se gjatë këtyre ditëve qytetarët do të zbulojnë një mori aktivitetesh, nga kinematografia dhe ekspozitat mbi arkitekturën deri te ëorkshop-et e fotografisë, koncert flamenco dhe shijimin e verërave.

“Gjithashtu mos e humbisni mundësinë për të takuar kampionin botëror të bodybuilding”, tha Gonxhja.

Javët Ndërkombëtare të Kulturës po zhvillohet çdo vit për të treguar më të bukurën e çdo kombi dhe shqiptarisë.