Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë zbarkuar në banesën e Endrit Braimllarit, anëtar i Këshillit Bashkiak, pjesë e strukturave të PL deri disa kohë më parë.
ZËRI ka mësuar se ndaj tij GJKKO ka lëshuar masë sigurimi. Në listë është edhe një person i katërt edhe i paidentifikuar.
Sot, BKH ekzekutoi masën “arrest me burg” për Ilir Metën dhe “detyrim paraqitjeje” për Monika Kryemadhin.
Edhe pse ishte marrë në pyetje për lobimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe çështjen “CEZ-DIA”, ZËRI ka zbuluar se Meta është vendosur në pranga për pastrim parash dhe për korrupsion. Hetuesit që janë marrë me dosjen e Metës janë Sotir Kllapi, Arben Kraja dhe vetë kreu i SPAK, Altin Dumani.