Kamala Harris ka një problem, një problem serioz, dhe rrezikon t’i humbasë zgjedhjet presidenciale. Është në rënie në sondazhe, në vlerësim, veçanërisht në mesin e afrikano-amerikanëve.
Nuk ka dyshim se shumica e kësaj pakice, e cila në Amerikë me shtimin e hispanikëve tani është gjithnjë e më e vogël, do të votojë në masë dërrmuese për demokratët. Por diçka ka ndodhur.
Sepse është e vërtetë që Trump ka një problem me gratë, votueset femra janë pika e tij e dobët dhe sigurisht që do të shohim një ndarje të fortë gjinore në këto zgjedhje.
Por Harris po përjeton një rënie të papritur mes meshkujve afrikano-amerikanë. Dhe duhet të korrigjohet shpejt. Prandaj, në Pittsburgh, Pensilvani, u shfaq … Barack Obama.
Ndërkohë, The Donaldi sheh sondazhet dhe prandaj kërcen e këndon në skenë. Por jo gjithçka që shkëlqen është flori. Prandaj, këtu hyjnë në lojë numrat e sondazheve.
Statistikat, projektuesit, gurutë e matematikës, të gjithë po përpiqen të na tregojnë se kush do të fitojë. Po a ka ndonjë rregull?
Sondazhet, siç e dimë mirë, shpesh janë të sakta, por asnjëherë të përsosura, disa na japin më shumë siguri, të tjera janë thjesht tendenca të përgjithshme.
Ashtu si të ashtuquajturat sondazhe kombëtare, në Amerikë votohet shtet pas shteti, dhe prandaj është pothuajse e kotë të shikojmë të dhënat në nivel kombëtar. E mbani mend Hilari KLintonin? Ajo fitoi thellë ndaj Trump në nivel kombëtar, por humbi Shtëpinë e Bardhë.
Pra, në sondazhet kombëtare Harris është ende përpara, por situata është ndryshe në shtatë shtetet “në fije të perit”, ose shtetet e fushëbetejës. Ata janë të gjitha rreth një për qind avantazh për Trump ose për zëvendësin e Biden. Amerikanët thonë toss up, dmth të hedhësh monedhën.
Në shtetet ku bëhen sondazhet, mostrat janë me rreth një mijë anëtarë, por për të qenë përfaqësues në një vend me mbi 330 milionë banorë duhet të ketë afrikano-amerikanë, njerëz me të ardhura të ulëta, njerëz me të ardhura të larta, banorë të qytetit, banorë në zonat rurale e kështu me radhë.
Domethënë peshohet rëndësinë e mendimit të shprehur. Po si?
Bëhet një dallim midis votuesve të regjistruar, d.m.th. atyre që kanë të drejtë të votojnë, por nuk është e sigurt se do ta bëjnë këtë, dhe votuesve potencialë, votuesve që me shumë gjasa do të votojnë.
Gjithmonë duhet të kihet parasysh një marzh gabimi, sigurisht. Megjithatë, institutet më të besueshme janë Siena College, i cili përpunon të dhënat për New York Times, ato të ABC News me Washington Post, Marquette, YouGov, etj.
Një aspekt tjetër themelor i sondazheve amerikane është përpunimi i tendencave të votimit për grupe shumë specifike demografike, latino-amerikanë, latinos, gra, zezakë, afro-amerikanë dhe pikërisht për këtë arsye ka një sondazh që po “kërcet” kudo në mesin e analistëve për momentin: Avantazhi në mesin e 45-vjeçarëve në zgjedhjet presidenciale. Në nëntor 2012, Obama e kishte 81. Clintoni fitoi me vetëm me 63.
Gjithashtu, avantazhi mes afrikano-amerikanëve, midis 18 dhe 44 vjeç te demokratët, është ngushtuar. Madje, nga Obama te Harris, është përgjysmuar: Nga 80 pikë në 2012 në 40 pikë sot. Një rënie e madhe.
Krahasuar me vitin 2020, një pjesë e rëndësishme e votës afrikano-amerikane është zhvendosur në mënyrë të pashmangshme drejt Trumpit. Në vitin 2016, 92% zgjodhën Hillary Clintonin, vetëm 7% Trumpin dhe në 2020 vetëm 9%. Arsyeja ka të bëjë mbi të gjitha me ekonominë, sepse sipas meshkujve afrikano-amerikanë, gjërat po shkojnë keq dhe fajin e ka Joe Biden.
Pak rëndësi në këtë pikë, është apo jo e vërtetë kjo. Votat e humbura, veçanërisht në Georgia, Karolinën e Veriut, Miçigan, mund të vendosin zgjedhjet.
Pra, zezakët dhe afrikano-amerikanët përbëjnë 12% të elektoratit. Mbajtja e tyre brenda partisë demokratike është themelore. Kjo është pikërisht arsyeja pse partia po hedh në terren artilerinë e rëndë.
Për shembull Barack Obamën.
Ose Magic Johnson, i cili doli në skenë në Detroit. Kush më mirë se ai mund t’u shpjegojë vëllezërve të tij që të votojnë për një motër (duke parafrazuar Obamën).
Është e njëjta shfaqje e mrekullueshme. Por ndërsa në disa shtete njerëzit tashmë po votojnë me postë, Trump është duke buzëqeshur. Apo më mirë të themi, duke kënduar dhe kërcyer. / bota.al