Vit për vit PD bën thirrje për mosbindje civile. Duke filluar që në janar 2014 kur Rama-Meta kishin vetëm pak muaj në pushtet, vit për vit, 10 vjet rresht. Nëse nuk e besoni shikoni fotot në postim.
Të gjitha rastet dështim i plotë.
Është mëse e qartë që nuk funksionon e nuk ka shance të arrihet gjë, e megjithatë në mënyrë monotone i paraqitet elektoratit po e njëjta formulë dështimi si zgjidhje finale.
Përmbledhur shkurt situata është: Dështuam 10 herë, por herën e 11 do t’ia arrijmë fitores, megjithëse nuk kemi bërë asgjë ndryshe nga 10 herët e tjera.
Nëse dikush do thoshte këtë gjë për çfarë do lloj situate në jetë, do ta quanit budalla me brirë ose mashtrues. Seriozisht.
Nuk ka pikë kuptimi që vit për vit të paraqitet në elektorat e njëjta formulë dështimi si zgjidhje, por kur kujtohesh që janë po të njëjtët njerëz humbës në gjithë këto vite qe paraqitet si shpëtimtare e kupton që bën sens gjithë situata.
Aq fine è aq bëjnë. Të njëjtët njerëz, të njëjtat ide, të njëjtat humbje.
Alternativa që të largohen e t’u hapin vendin të tjerëve nuk ekziston në mendjen e tyre, prandaj kjo monotoni loje duhet për të justifikuar rrogën e deputetit dhe postin në opozitë.
Në Shkodër i thonë “Mka çu nana me la gojën”. (Endri Tafani)