Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi, i ftuar në News24 ka treguar detaje nga takimi me ish-presidentin e SHBA Donald Trump.
Ai tregon se ka folur me të në lidhje me masën e sigurisë “Arrest me burg” të vendosur për kreun e PD Sali Berisha, si dhe burgosjen e eurodeputetit Fredi Beleri dhe Ervin Salianjit.
Këllëçi tregon se Trump e ka kuptuar situatën, duke bërë një paralelizëm me atë që i ka ndodhur edhe vetë atij, për përdorimin sipas Këllëçi, të sistemit të drejtësisë kundër kundërshtarëve politikë.
“Pjesën tjetër të diskutimit dua ta mbaj diskrete”, shprehet Këllëçi.