Zëvendës kreu i Hezbollahut, Naim Qassem në një video mesazh paralajmëron izraelitet duke thënë se “zgjidhja e vetme për luftën aktuale në Liban është armëpushimi”, ndërsa shtou se grupi i tij i mbështetur edhe nga Irani nuk do të mposhtet.
“Meqenëse armiku izraelit ka vënë në shënjestër të gjithë Libanin, ne kemi të drejtën nga një pozicion mbrojtës të synojmë çdo pjesë të Izraelit, qoftë qendra, veriu apo jugu. Është krijuar një formulë e re me të cilën ne godasim Tel Aviv dhe Haifa dhe gjithçka përtej Haifës, siç donte në fund të fundit Nasrallah ”, tha Kassem.
Më tej ai vazhdoi duke thënë “I them frontit të brendshëm izraelit: Zgjidhja është një armëpushim… rezistenca (Hezbollahu) nuk do të mposhtet sepse kjo është toka e saj. Hezbollahu ka miratuar metoda të reja në mënyrë që Izraeli të ndjejë “dhimbje”.
Ai tha gjithashtu se organizatës i është kërkuar të ndalojë luftimet, por ata nuk janë gati të ndajnë Libanin nga lufta në Gaza. “Izraeli po kryen krime dhe kjo kërkon që ne të mbajmë qëndrim”, tha Kassem, duke shtuar se “ne do të ndalojmë luftimet vetëm nëse do të ketë një armëpushim edhe në Gaza”.