Bardhësia dhe shëndeti i dhëmbëve tuaj, varen nga kujdesi që ju ushtroni dhe ushqimi që hani. Ju mund të shkoni shpesh te dentisti, të përdorni zbardhues popullorë, por nëse do përdorni ushqimet që dritare.net ju këshillon, buzëqeshja e përsosur do rikthehet te ju.
1. Brokoli
Në vend ta zieni, hajeni bokolin të papërpunuar. Vlerat ushqyese veprojnë si një furçe dhëmbësh natyrale, që pastron dhëmbët. Plus, nivelet e larta të hekurit mund t’ju mbulojnë smaltin dhe ndihmon largimin e njollave dhe baktereve të dëmshme.
2. Portokalli
Mos e hidhni lëkurën e portokallit, sepse përmban vitamina C, e cila mund të jetë një zëvendësim për zbardhjen e dhëmbëve. Fërkoni dhëmbët me lëkurë portokalli njëjtë si me furçë. Kjo metodë lufton edhe krijimin e gurëzave.
3. Luleshtrydhe
Një pastë e bërë me luleshtrydhe dhe sodë buke është shumë e njohur për zbardhjen natyrale të dhëmbëve. Acidi malik në fruta të ndritshme, vepron si zbardhues. Sapo e kryeni larjen me luleshtrydhe dhe sode, lajini dhëmbët dhe njëherë me furçë, sepse luleshtrydhja ka sheqerna.
4. Karota
Ngrënia e karotës të papërpunuar është shumë efektive në zbardhjen e dhëmbëve. Por jo vetëm karota. Edhe rrënja e saj është efektive, bëni një fërkim të shpejtë në dhëmbë me të dhe efekti do jetë mahnitës.
5. Djathi
Acidet laktike në djathë do të ndihmojnë në mbrojtjen e dhëmbëve kundër prishjes. Ju mund t’i lani dhëmbët me të, ose të hani disa herë djathë.