Studiuesit kinezë arritën të “ringjallën” trurin e një derri, një orë pasi u hoq nga trupi i tij. Shkencëtarët nga Qendra Guangdong për Bashkëpunimin Ndërkombëtar të Shkencës dhe Teknologjisë kanë arritur të rivendosin valët e trurit “të konsideruara si përfaqësuese të aktivitetit të vetëdijshëm” në trurin e një derri të ngordhur duke përdorur një metodë të re të pazakontë. Teknika funksionon duke përfshirë një mëlçi të shëndetshme në sistemin artificial të “life support” që mban gjallë trurin.
Besohet se mëlçia prodhon molekula rezervë të energjisë të quajtura ‘trupa ketonikë’ që mbrojnë trurin nga dëmtimet. Ndërsa teknika është përdorur vetëm te derrat deri më tani, studiuesit thonë se ajo mund të përdoret te njerëzit në të ardhmen e afërt. Studiuesit thonë se pacientët me atak në zemër mund të ringjallen duke i lidhur ata me mëlçinë e derrit të modifikuar gjenetikisht.
Pse mëlçia?
Kur trupi kalon në arrest kardiak dhe zemra ndalon së rrahuri, organet janë të privuar nga oksigjeni dhe energjia. Në mungesë të qarkullimit të gjakut, qelizat që përbëjnë indet e rëndësishme së shpejti fillojnë të vdesin. Ky proces, i quajtur ishemi, mund të shkaktojë dëmtime të pakthyeshme të trurit brenda disa minutave, duke çuar në komplikime shëndetësore gjatë gjithë jetës ose vdekje. Megjithatë, duke parë të dhënat spitalore për pacientët me arrest kardiak, studiuesit vunë re një model befasues.
Pacientët që gjithashtu vuanin nga ishemia e mëlçisë kishin tendencë të kishin dëmtime më të rënda neurologjike dhe kishin shkallë më të lartë vdekshmërie. Nga ana tjetër, ata, mëlçitë e të cilëve mbetën të shëndetshme, prireshin të mbijetonin shumë më gjatë dhe të kishin rezultate më të mira shëndetësore. Nga kjo, studiuesit spekulojnë se mund të ketë një lidhje midis funksionit të mëlçisë dhe mënyrës sesi truri reagon ndaj arrestit kardiak.
Për të testuar këtë teori, studiuesit induktuan artificialisht isheminë në 17 derra tibetianë.
Eksperimenti
Në një grup, qarkullimi i gjakut u kufizua vetëm në tru, në grupin e dytë qarkullimi u ndal edhe në mëlçi. Kur truri i derrave u hoq dhe u pre në feta, studiuesit zbuluan se ata që nuk kishin pësuar ishemi të mëlçisë pësuan dukshëm më pak dëmtim të trurit. Duke i vënë në praktikë këto ide, studiuesit filluan të zhvillojnë një sistem të mbështetjes së jetës që mund të përfshijë një mëlçi të shëndetshme.
Kjo teknikë, e quajtur oksigjenimi i membranës ekstrakorporale, anashkalon rolin e zemrës dhe mund të mbajë gjallë trurin e pacientit derisa të rikthehet aktiviteti normal i zemrës. Truri i derrave u hoq më pas dhe u lidh ose me sistemin bazë të mbështetjes së jetës ose me një version të modifikuar që përfshinte mëlçinë.
Së pari, truri u la për 10 minuta para se të kryehej një atak i stimuluar masiv në zemër.
Rezultatet
Në sistemin pa mëlçi, aktiviteti i trurit u kthye brenda gjysmë ore dhe vazhdoi për tre deri në katër orë më pas. Ndërkohë, në trurin e lidhur me mëlçinë, aktiviteti i trurit u kthye brenda një ore, por zgjati për të gjithë periudhën e vëzhgimit gjashtë-orësh. Edhe pse heqja e trurit padyshim nuk do të funksiononte për pacientët njerëz, studiuesit thonë se këto gjetje mund të ndihmojnë në shpëtimin e jetëve.
Duke përfshirë një mëlçi të shëndetshme në procesin e mbështetjes së jetës (life support), mjekët mund të jenë në gjendje të zgjasin dritaren në të cilën pacientët mund të ringjallen. Kjo mund të bëhet ose duke përdorur një mëlçi artificiale ose duke e lidhur pacientin me një mëlçi tjetër të shëndetshme.