Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale po garanton vizita të mamografisë falas, gjatë gjithë vitit.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu bëri të ditur sot se janë 14 pajisje mamografie të shpërndara në 12 qytete në të gjithë vendin në dispozicion të çdo qytetari, grua apo burrë, pa asnjë kosto.
Fushata për kontroll të gjirit, për të parandaluar prekjen nga kanceri, do të vijojë deri në fund të këtij muaji, ku gratë mund të kryejnë mamografi falas pa pasur nevojë për një referim nga mjeku i familjes.
Askush nuk e di shkakun e vërtetë të kancerit të gjirit, apo nëse kanceri i gjirit ka një shkaktar të vetëm, apo jo. Dimë se çdo grua është e rrezikuar për kancer gjiri.