Lamine Yamal përparon kthimin e tij në klubin culé. Sulmuesi katalanas pasditen e sotme iu nënshtrua testeve me kombëtaren, ekzaminimit dhe rezonancës dhe megjithëse nuk kishte ndonjë dëmtim të madh, mjekët e Federatës dhe drejtuesit teknikë të La Rojas vendosën që ai të rikthehej sot në Barcelonë.
Ndërkombëtari i ri katalanas doli duke çaluar nga stadiumi Nueva Condomina, pasi luajti ndeshjen kundër Danimarkës, në të cilën mori disa goditje të ashpra. Ai nuk ka ndonjë dëmtim të rëndë, por është i mbingarkuar. Lamine Yamal nuk do të jetë në ndeshjen kundër Serbisë dhe për këtë arsye kthimi i tij në shtëpi është avancuar. Barça e kërkoi.
“Testimet nuk kanë konstatuar dëmtim strukturor dhe shërbimet mjekësore të RFEF-it konfirmojnë se bëhet fjalë për mbingarkesë. Duke i dhënë përparësi shëndetit të lojtarit dhe për të shmangur çdo rrezik dëmtimi, duke pasur parasysh rendësinë e ndeshjes kundër Serbisë, u vendos që ai të largohet”,- theksohet në deklaratën e kombëtares.