Trajneri i Shqipërisë U-17, Andrea Tedesco, ka bërë publike listën me lojtarët që do të jenë të grumbulluar për kualifikueset e Kampionatit Europian “Shqipëri 2025”.
Nga lista më 22 lojtarë, 11 prej tyre luajnë në kampionate të huaja, ndërsa pjesa tjetër në kampionatin shqiptar.
Bie në sy prezenca e portierit Raffaele Huli, i cili rikthehet të jetë pjesë e kuqezinjve. Portieri është pjesë e moshave të Juventusit, ndërsa numëron pesë ndeshje me Italinë U-15 dhe Italinë U-16.
Gjithashtu ai më herët ka qenë pjesë e 15-vjeçarëve të Shqipërisë, ndërsa rikthehet të veshë sërish fanellën kuqezi.
Kombëtarja U-17 nis grumbullimin këtë të diel, ndërsa shorti i kualifikueseve, ka vendosur ekipin e Tedesco, në Grupin 3 së bashku me Holandën, Kroacinë dhe Ishujt Faroe me ndeshjet që do të luhen në datat 9, 12 dhe 15 tetor 2024.