Në 15 tetor, Shqipëria do të hapë negociatat me BE për kapitujt themelorë. Takimi i dytë i Konferencës Ndërqeveritare do të mbahet në Luksemburg.
Teksa na ndajnë pak ditë nga mbajtja e konferencës, Këshilli i Evropës ka publikuar dhe kapitujt të cilët do të diskutohen.
Grupkapitulli i parë përfshin gjyqësorin, drejtësinë, prokurimet publike, kontrolli financiar, administrata publike dhe funksionimi i institucioneve demokratike.
* Funksionimi i institucioneve demokratike
* Reforma e administratës publike
* Kapitulli 23 – Gjyqësori dhe të drejtat themelore
* Kapitulli 24 – Drejtësia, liria dhe siguria
* Kriteret ekonomike
* Kapitulli 5 – Prokurimi publik
* Kapitulli 18 – Statistikat
* Kapitulli 32 – Kontrolli financiar
Pas prezantimit të metodologjisë së rishikuar për negociatat e anëtarësimit në vitin 2020, kapitujt negociues ndahen në gjashtë grupime tematike, të cilat janë : Tregu i brendshëm; Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse; Axhenda e gjelbër dhe lidhje e qëndrueshme; Burimet, bujqësia dhe kohezioni; dhe marrëdhëniet e jashtme.
Negociatat për grupin “Bazë” hapen të parat dhe dhe mbyllen të fundit. Progresi në këtë grup do të përcaktojë ritmin e përgjithshëm të negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian/