Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmë në Prishtinë, ku si pasojë e mosmarrëveshjes që kanë pasur dy vëllezër, njëri ka mbetur i vdekur.
Lajmin e ka konfirmuar Polica e Kosovës, e cila deklaron: Sipas informacioneve fillestare që kemi, bëhet fjalë për një mosmarrëveshje mes dy personave, ku dyshohet se njëri ka goditur personin tjetër me një mjet të mprehtë.
Ekipi shëndetësor ka konstatuar se viktima nuk ka shenja jete. Policia është duke u marrë me rastin dhe hetimet janë duke u zhvilluar nga njësitet kompetente për të sqaruar motivin apo rrethanat e tjera që kanë çuar deri te ky rast i rëndë.
Ndërsa personi që dyshohet se plagosi për vdekje me thikë vëllanë, është duke u mjekuar në Emergjencën e SHSKUK-së dhe ka gjendje stabile.