Drejtuesi i ri i Policisë së Shtetit, Ilir Proda pritet të marrë zyrtarisht detyrën këtë të enjte. Gazetarja e ABC News, Xhensila Kodra, raportoi gjithashtu se është hapur gara për drejtues Policie, në 12 qarqet e vendit.
Gara për drejtues qarqesh do jetë e hapur për 15 ditë dhe çdo kush që mban gradën drejtues mund të aplikojë.
Gazetarja Kodra shtoi se pastërtia e figurës së kandidatëve do të verifikohet nga një Komisioni i Posaçëm, i cili është ngritur në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
“Hapet gara për kryepolicët në qarqe dhe për drejtuesit e departamenteve. Çdo punonjës që ka gradën drejtues mund të aplikojë për të qenë një drejtues departamenti dhe për drejtues në 12 qarqet e vendit. Kjo garë do jetë për 15 ditë dhe pastërtia e figurës do të verifikohet nga një Komisioni i Posaçëm, që është ngritur në Policinë e Shtetit”, raportoi ajo.
Kreu i ri i Policisë Ilir Proda mori firmën e emërimit të mërkurën në mbledhjen e Këshillit të Ministrave dhe lajmi u njoftua nga Ministria i Brendshëm Ervin Hoxha në një dalje për mediat.