Ka nisur seanca e sotme plenare. Ashtu siç u paralajmërua edhe nga kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, deputetët e opozitës kanë vijuar me aksionin opozitar.
Me pankarta me shkrime të ndryshme në duar, deputetët kanë bllokuar foltoren. Ndërkohë seanca e sotme drejtohet nga nënkryetari i Kuvendit, Bledi Çuçi i cili ka vijuar me rendin e ditës.
Në seancën e sotme plenare, diskutimet do të jenë në kuadër të javës së gjelbërt, ku do të raportohen edhe çështjet e evidentuara nga zgjedhësit e qytetarët në terren teksa këto diskutime do të zgjasin jo më shumë se 4 orë.