Nga Evi Kokalari
Argita Malltezi Berisha realisht duhet te ndalojë daljet e saja ne media, ku mundohet te na shes sapunin per djathe, ose minimalisht te dale ne nje emision me gazetar qe kane intelektin e duhur qe ta sfidojë ate ne argumenta, dhe jo thjeshte t’i japin platforme qe te thote cfare i do qejfi dhe sikur jane te verteta.
Fakti qe kjo grua del dhe vazhdon shan dhe ofendon prokuroret e ceshtjes se pronave te burrit te vet, eshte nje turp qe duhet ta bej ate te humb liçencen si avokate. Nese Argita mendon se eshte mbi ligjin dhe a trajton sistemin e drejtesise me kete lloj arrogance, kjo femer duhet te jete gjithashtu ne SPAK te jap llogari per shume afere korruptive qe ka qene pjese vete.
E dyta, fakti qe vazhdon dhe jep si argument pse SPAK nuk e coi ceshtjen ne parlament (sipas saj se s’kane prova), flet qarte qe s’ka haberin e ligjit ose e deformon ate si ja do qejfi.
SPAK jo vetem duhet te jete super e pavarur nga parlamenti, por SPAK duhet te investigoj pikerisht ata qe kaluan ligjin qe deputetet pa aprovim te parlamentit, nuk mund te arrestohen.
Pra, kulmi i korrupsionin eshte qe pervec faktit qe keta politikan te korruptuar kane perqendruar te gjithe pushtetin ne parlament, kane marre persiper dhe vete fuqine dhe pushtetin qe sistemi drejtesise duhet te kete ne menyre te pavarur nga dega legjislative, qe eshte parlamenti.
Dhe keshtu, me shume flet kjo grua, me shume te mbushet mendja qe keta jane te pafytyre dhe mundohen te te hedhin hi syve.
E dashur Argita, vjet ne nje kafe me nje ish-minister te babait tend, dhe perpara se yt shoq te arrestohej per ceshtjen e kompleksit Partizani, personi ne fjale ma shpjegoi kete situate shume thejshte – problemi nuk eshte se Albi Malltezi mori pronat e familjes, problemi eshte qe nje qeveri e tere, ajo e Sali Berishes, nderroi cdo ligj ne menyre qe te aprovonte kthimin e pronave, kur shume ish-pronareve te tjere jo vetem nuk i ktheheshin, por dhe ata pak qe i moren, duhej te kalonin nga zyra jote, te paguanin kestin e radhes, nderkohe qe te tjeret 33 vjet me vone, akoma presin.
Duhet te ekspozojme hipokrizine tende tashti se disa nga ne e kane realisht te veshtire te degjojne genjeshtrat e tua.
Merr nje keshille miqesore nga une – rrini ne shtepi me hallet tuaja, e zgjidhini vet problemet me drejtesine, sepse asnje shqiptar s’ju ka borxhe, madje jeni ju ata qe i keni borxhe ketij vendi, sepse keni 33 vjet qe e mbani demokracine e vendit peng – dhe per kete do te paguani nje dite.