Kristjan Asllani ishte një nga mungesat e Interit në ndeshjen e djeshme ndaj Romës, pasi mesfushori i Kombëtares shqiptare kishte marrë një goditje gjatë stërvitjeve të fundit dhe nuk ishte në gjendje të jete kontributin e tij në fushën e lojës,
Një mundësi e shpërdoruar për Asllanin, duke llogaritur se Çalhanollu, të cilin ai zëvendëson vazhdimisht, u dëmtua gjatë kësaj sfide që në pjesën e parë dhe mesfushori shqiptar nuk ishte i gatshëm për të zënë vendin e tij.
Çalhanollu do të mungojë rreth një javë, që do të thotë se ai nuk do të jetë i pranishëm në ndeshjen ndaj Jang Bojs në Ligën e Kampioneve të kësaj mesjave, Por sipas asaj që bëjnë të ditur mediat italiane, as Asllani nuk rikuperohet dot për duelin me zviceranët në Bernë, duke humbur një mundësi të artë për të qenë titullar në Champions. Mesfushori është stërvitur individualisht në ambientet e klubit dhe do të vazhdojë rikuperimin edhe në ditët në vijim.
Asllani shpreson që të rikuperohet në kohë për ndeshjen e fundjavës, ku Interi ndeshet me Juventusin dhe nëse konfirmohet mungesa e Çalhanollu, do të ketë mundësi të mëdha që t’i rezervohen minuta të rëndësishme në fushë.